Draft rezoluta e Kosovës për bisedime me Serbinë (Dokument)

Liderët e koalicionit qeveritar, të cilët sot i ka mbledhur në kabinetin e tij kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, kanë hartuar një draft rezolutë për dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës.

Marketing

Veseli i ka ftuar sot në takim kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me dialogun. Draft rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog.

Marketing