Drama italiane/ 601 viktima në 24 orë

601 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve në Itali, 48 persona më pak se dje.

Marketing

Në total numri i viktimave në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6077.

Sipas raportimeve, numri i të prekurve në total është 50418, ndërsa 408 persona janë shëruar. Ndërkohë, janë regjistruar 3780 raste të reja.

Pacientët në gjendje kritike për jetën janë 3204. Në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 320 viktima brenda 24 orëve.

Rajonet në jug të Italisë vazhdon të shënojnë rritje konstante. Rajoni i Puglias ka 906 të infektuar e 37 viktima. Rajoni i Sicilisë 721 të infektuar e 13 viktima e në Kalabri 292 të infektuar e 7 viktima.

Rajoni i Molisës ka numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm 67 e rajoni i Bazilikatës deri më tani nuk ka asnjë viktimë.