Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e kronavirusit.
Dita e sotme 28 mars 2020 ka regjistruar 889 më shumë se një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 10 023.
92 472 janë të infektuar e gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5974 më shumë.
3856 në terapi intensive, 26 676 në struktura spitalore e 39 533 në izolim shtëpiak.
12 384 numri i pacientëve të shëruar e janë 1434 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Në rajonin e Lombrdisë numri i personave të infektuar 39 415 është e janë 5944 viktima,
Në rajoni e Lazio në qendër të Italisë janë regjistruar 124 viktima e numri i personave të infektuar deri më sot është 2505.
Mes viktimave është dhe një shtetas shqiptar, Adrian Kazazi 61 vjeç, baba i 2 fëmijëve, i martuar e që prej shumë vitesh jetonte në Romë.
Në Itali janë kryer gjithsej 429 526 tampone.