Një video mjaft dramatike nga pasojat e tërmetit në Durrës është duke qarkulluar në internet, ku një qytetar i ndodhur nën rrënojat e objektit arrin të komunikojë me punonjësit e kërkim-shpëtimit.
Në videon e rëndë që sjell “BalkanWeb” dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.
Punonjësi i kërkim-shpëtimit i thotë se janë me mijëra njerëz jashtë, dhe ai pyet me gjysmë zëri se pse nuk ia heqin ato që ka mbi trup.
Biseda:
Qytetari: Sa njerëz janë përjashtë?
Punonjësi: Janë me mijëra, kanë ardhur të të shpëtojnë ty.
Qytetari: Po pse s’i kapni t’i ngrenë në krah këto?
Punonjësi: Po vetëm unë kam hyrë brenda o shok