Dramë e madhe sot në “Përputhen”, tre protagonistët qajnë me lot

Në puntatën e sotme në Përputhen tre konkurrentë janë prekur njëherësh.

Marketing

E gjitha nisi pas një deklarate të Antonelës në fillim të emisionit duke thënë se do hiqte dorë nga Mevlani për ta parë atë të lumtur, pavarësisht se e donte shumë. “Ke luajtur me mua, por nuk jam budalle,” tha Antonela e cila më pas shpërtheu në lot. Fjalët e ndjera të Antonelës prekën edhe Mevlanin pastaj, i cili prej kohësh është shprehur se ndodhet mes dy zjarresh dhe nuk di kë të zgjedhë mes vajzave.

Më pas ndërhyri edhe Ledjana që tha: “Boll u shtirët, flisni hapur për lojën tuaj”.

https://www.instagram.com/p/CMU73pOhL57/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/CMU8RrlBdkZ/?utm_source=ig_embed

Në këtë moment Mevlani hoqi mikrofonin duke u larguar nga studio: Keni djem sa të doni këtu, zgjidhni këta. Në atë moment edhe Ledjana filloi duke qarë, pas ikjes së Mevlanit.

https://www.instagram.com/p/CMU8yLYBW5a/?utm_source=ig_embed