Dramë në ‘San Siro’ – Inter ndanë pikët me Sassuolo

Inter dhe Sassuolo kanë ndarë pikët.

Marketing

Skuadra e Antonio Conte nuk ka arritur që të fitojë kundër Sassuolo, duke luajtur baras me rezultatin 3:3, shkruan lajmi.net.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi në këtë ndeshje, duke shënuar qysh në minutën e 4’, me anë të Francesco Caputo.
Inter arriti që përbrenda pjesës së parë, në pesë minutëshin e fundit, të përmbyste gjithçka.

Fillimisht, ishte Romelu Lukaku ai që nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë për barazimin 1:1 (41’).

Në fundin e pjesës së parë, pas asistimit të Alexis Sanchez, ishte Cristiano Biraghi ai që dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 2:1.

Ky doli të ishte edhe goli i fundit i pjesës së parë të këtij takimi.

Sassuolo reagoi vonë me golin e Domenico Berardi, i cili konkretizoi penalltinë në minutën e 81′.

Inter riktheu përsëri epërsinë me anë të Valero, në minutën e 86′.

Kur pritej që Inter të arkëtojë tri pikët, në skenë doli Magnani, i cili vulosi rezultatin 3:3 në minutën 89′.

Kështu, Inter të shkon tashmë në kuotën e 58 pikëve për pozitën e tretë në tabelë.

Sassuolo mbetet me 33 pikë dhe mban aktualisht pozitën e 12-të në klasifikimin e Serie A.

Marketing