Dramë në ‘San Siro’ – Milan mposhtet nga Spezia pas golit të minutës së fundit

Milan është mposhtur nga Spezia.
Spezia ka marrë një fitore dramatike në ‘San Siro’, me rezultat 1:2 përballë skuadrës së Milan.

Marketing

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Rafael Leao, në minutën 45+1’, për epërsinë e Milan.Por, kjo epërsi nuk u ruajt dhe u përmbys në pjesën e dytë nga Spezia, me disa vendime të gjyqtarit që nxitën shumë reagime.Fillimisht barazoi Agudelo në minutën e 46’, kurse goditjen e nokautit e dha Gyasi në 90+5’.

Dramatike e bën fitoren fakti që Messias shënoi në minutën e 93’, por gjyqtari ndërpreu ndeshjen për një faull në favor të Milanit.

Lojtarët kërkonin avantazhin për të pranuar golin.Milan mbetet tashmë me 48 pikë, kurse Spezia ngritët në kuotën e 22 pikëve në 22 ndeshje.

Marketing