Dramë në tregun e kriptovalutave, 80 miliardë dollar ‘avullojnë’ brenda ditës

Investitorët pothuajse nuk patën kohë të rimerrnin veten në mes të këtij “dimri” për tregun e kriptovalutave teksa e gjejnë veten në mes të një rënieje tjetër të fortë, e cila quhet në gjuhën teknike “gjak nëpër rrugë” për shkak të ngjyrës së kuqe që karakterizon grafikët.

Marketing

80 miliardë dollar “avulluan” në 24 orë në tregun e kriptovalutave duke rritur ndjeshëm frikën e investitorëve, ndërsa kapitali i sektorit ran ë 900 miliard dollar, për herë të parë që nga shkurti 2021, shkruan abcnews.al.
Analistët theksojnë se me shumë gjasa, rënia sapo ka filluar në monedhat e mëdha, siç janë Bitcoin apo Ethereum

Rrezikun më të madh e ka Ethereum për shkak të ndryshimeve në ekosistemin e saj sëfundmi.

Operacioni i “bashkimit” nuk pati suksesin që pritej duke bërë që kriptomonedha të humbasë 10% duke rënë nën pikën e rezistencës prej 1 500 dollarë.

Analisti kryesor i Infotrics Solutions, Ayush Jindal thotë se ky është vetëm fillimi, pasi Ethereum u tregtua deri në 1,288 dollarë.

“Nëse ethereum nuk arrin të ruajë nivelin e rezistencës prej 1,360 dollarësh, ai mund të vazhdojë të lëvizë më poshtë. Një pikë tjetër rezistence është 1 260 dollarë, nese thyhet edhe ajo atëherë pika tjetër e rezistencës është 1 200 dollarë”, shprehet ai.

Sa i përket Bitcoinit, ai ka zbritur në nivelin e 19 130 dollar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që monedhat e tjera kanë pësuar rënie më të mëdha.

Marketing