Drejtësi e prolonguar – viti 2019 mes PSP-së dhe PP-së

Opinioni vitin e kaluar “lexoi” dhe kuptoi për të gjitha parregullsitë juridike, lexime të mundshme të drejtësisë dhe “vrima të zeza” në Ligjin për drejtësi penale përmes ndjekjes së rrjedhës së T-rasteve, të cilat vitin e filluan në PSP, ndërsa e përfundojnë në PTHP.

Marketing

Prokuroria Speciale Publike vitin 2019 e filloi me 20 lëndë në Gjykatën Themelore Penale, prej të cilave disa kah fundi i procedurës. Por, në vend të zgjidhjes së lëndëve gjyqësore disavjeçare, ata në korrik “ngecën”, ndërsa prokurorja speciale publike Katica Janeva, në vend që të mbajë konferencë vjetore për shtyp, vitin e përfundoi në bankën e të akuzuarve për rastin “Reket”, ku bashkë me Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Zoki Milevski -Kiçeec është e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit.

Rastet prej PSP-së kaluan në PP. Disa, edhe pse me shtyrje të mëdha dhe zvarritje në baza të ndryshme megjithatë vazhduan, ndërsa disa edhe ishin kthyer nga fillimi për shkak të ndryshimit të këshillit gjyqësor. Për disa ishte shqiptuar dënim, por jo i plotfuqishëm, prandaj ose janë kthyer në gjykim të sërishëm ose presin që dënimi të jetë i plotfuqishëm.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi lënda më e madhe gjyqësore “27 prilli”, ndërsa në dhjetor filloi ndoshta lënda më interesante gjyqësore “Reket”. Përderisa gjithë vitin pritet vlerësim për aktakuzën për organizatorët e ndodhive në Kuvend të 27 prillit të vitit 2017, Gjykata Kushtetuese vendosi procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 11-a nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje nga viti 2016 të ish presidentit Gjorge Ivanov.

Vitin e kaluar 2019 në gjyqësor filluan dhe ishin hapur shumë punë dhe procedura, por edhe për shumë punë përfundim mbetet të presim në vitin që sapo filloi 2020…

Katica Janeva – nga PSP deri te e akuzuar për më pak se një vit

“Më 5 qershor të vitit Janeva si prokurore speciale publike deklaroi se kishte dhënë autorizim që t’i kthehet pasaporta përkohësisht biznesmenit Orce Kamçev, sepse hetimi në pjesën e grumbullimit të dokumentacionit financiar ka përfunduar dhe analizohet për momentin. Edhe pse Janeva atëherë theksoi se Prokuroria, jep vetëm mendim, ndërsa gjykata është ajo që e sjell vendimin më vonë do të tregohet si një nga shkaqet për zgjerim të akuzës për rastin “Reket”.

“Më 15 korrik të vitit 2019 Janeva e dorëzoi dorëheqjen nga funksioni, para skadimit të mandatit. Dorëheqja duhet të aktivizohet në momentin kur partitë politike do të pajtohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do ta zgjedhin trashëgimtarin e saj.

“Ditën e njëjtë i dyshuar për zhvatjen e parave ishte arrestuar Bojan Jovanovski dhe Zoran Kiçeec, për çka gjykata iu përcaktoi masën e paraburgimit. Ata në dy raste kishin pranuar nga 1,5 milionë euro nga tetë milionë eurot e kërkuara nga biznesmeni Orce Kamçev kundër të cilit ishte zhvilluar hetimi.

“Më 8 gusht gazeta italiane ‘La verita’ në edicionin e saj onlajn publikoi një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Reket” Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski (Kiçeec) me biznesmenin Jordan Kamçev. Shihen euro të paketuara me specifikacione të shënuara me dorë në letra, ndërsa dëgjohet edhe bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për lëndën e PSP-së në të cilën e përmendin edhe prokuroren speciale publike Katica Janeva.

“Deklarata për rastin ‘Reket’ në PTHP dhanë të akuzuarit Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi, si dhe shefja e tyre Katica Janeva.

“Më 21 gusht policia me urdhër të PP-së e arrestoi prokuroren speciale publike Katica Janeva. Ajo është e dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit për shkak të marrjes së interesit personal në rastin e zgjeruar për “Reket”. I është përcaktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

“Më 14 shtator Kuvendi e shkarkoi prokuroren speciale publike Katica Janeva me 102 vota ‘për’, pa të përmbajtur dhe kundër.

“Më 19 nëntor Gjykata e Apelit e miratoi ankesën e Janevës dhe i përcaktoi masën e arrestit shtëpiak.

“Më 10 tetor Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti akuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevski-Kiçeec, të dyshuar në rastin “Reket”.

“Më 3 dhjetor Janeva u ul në bankën e të akuzuarave në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Në fillim të rastit “Reket” një nga tre të akuzuarit e pranoi fajin

Më 3 dhjetor në Gjykatën Themelore Penale në Shkup filloi gjykimi për rastin “Reket” kundër Bojan Jovanovksit, Katica Janevës dhe Zoran Milevski-Kiçeec. I akuzuari i parë dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”, ndërsa dy personat e tjerë për “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. I akuzuari i dytë akuzohet edhe se ka kryer edhe vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska.

“Në seancën e parë gjyqësore Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva u deklaruan se nuk janë fajtorë, përderisa i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin.

“Më 4 dhjetor i akuzuari i tretë për rastin ‘Reket’ Zoran Milevski -Kiçeec mori dënim me burg prej tre viteve për pranim të shpërblimit, pasi në fillim të gjykimit e pranoi fajin.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vaska Nikollovska – Masevska shpjegoi se Kiçeec është akuzuar sepse me Boki 13 përmes marrëdhënieve të vendosura paraprakisht kishte ndikuar ndaj Janevës që të kryhet veprim zyrtar i cili nuk guxonte të kryhej në lidhje me udhëheqjen e procedurës penale të cilin e udhëhiqte PSP-ja me urdhër të prokurores së atëhershme speciale publike Janeva për zbatimin e procedurës hetuese kundër Jordan Kamçevit në lëndën ‘Perandoria’, gjegjësisht t’ia heqë masën e paraburgimit dhe t’i caktohet masë më e lehtë e arrestit shtëpiak.

“Si dëshmitarë për rastin ‘Reket’ në gjykatë u rrëfyen edhe biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortorja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në firmat private të familjes Kamçev, një gazetar i televizionit 1TV…

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon më 3 janar të vitit 2020, kur duhet të dëshmojë zëvendësja e Janevës, prokuroja Elizabeta Josifovska.

Rasti mori kahje të re pasi hetimi më 9 tetor u zgjerua për edhe katër persona, në mesin e të cilëve edhe nënkryetarja e Aleancës Mbarëkombëtare Jasna Mandiq, babain e Boki 13 Mile Jovanovski dhe asistentja e Jovanovskit Kristina Bllazhevska.

T-rastet nga PSP-ja kaluan në PTHP

Problemet për Prokurorinë Speciale Publike filluan që në fillim të vitit 2019, kur Gjykata Supreme në janar bëri të ditur se PSP-ja nuk mund të ngre akuza pas skadimit të afatit prej 18 muajve. Përderisa negociatat për Ligjin për PP-në, me të cilin duhej të zgjidhej statusi i PSP-së, u ngatërruan, lëndët nga PSP-ja kaluan në PTHP.

“Më 4 shtator të vitit 2019 Janeva nga paraburgimi në burgun hetues në Shutkë si e dyshuar për rastin ‘Reket’ dhe autorizim që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen te Prokuroria Publike e RMV-së.

“Më 16 shtator Këshilli i Prokurorëve Publikë e konstatoi ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike. Kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, pas seancës deklaroi se prokurorët e deritanishëm të PSP-së duhet të kthehen në prokuroritë e tyre publike amë.

“Më 20 shtator të vitit 2019 Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV) ndërmori gjithsej 171 lëndë nga PSP-ja.

Nga PPRMV-ja informuan se kishin ndërmarrë tre lëndë për të cilat është sjellë aktvendim i plotfuqishëm, dy lëndë për të cilat është sjellë aktvendim i shkallës së parë, 20 lëndë të cilat janë në fazën e gjykimit, 29 lëndë të cilat janë në fazën e ndjekjes, gjashtë lëndë të cilat janë në procedurë parahetimore, 80 PP lëndë prej të cilave një pjesë kanë të bëjnë me procedurën parahetimore të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimeve Penale që kanë lidhje dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, 38 lëndë për të cilat zbatohet hetim financiar dhe tre lëndë për ilaçe të jashtëzakonshme juridike.

Prolongimi dhe vjetërsimi i seancave gjyqësore – arsyeja e thirrjes për veting në gjyqësor

Kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit (GJPSH), Ivan Xholev, në qershor të vitit 2019, lidhur me akuzat nga Prokuroria Speciale Publike, se lëndët e tyre në GJPSH zgjasin më tepër për shkak prolongimeve të seancave, tha se statistikat tregojnë se prolongimet më shpesh ndodhin për shkak të mungesës së ndonjërit nga të akuzuarit apo avokatëve të cilët nuk janë prezent për shkak të ndonjë seancë tjetër.

Për 15 lëndë të PSP-së, ai theksoi se për çdo ditë ka ndryshime, gjegjësisht janë ndryshuar 372 seanca gjyqësore, prej të cilave 248 apo 66 janë zhvilluar, ndërsa 124 kanë qenë të prolonguara.

Кривичен суд

Gjykata Penale e Shkupit, theksoi se fillimi i gjykimeve nga e para ka ndodhur në katër lëndë, te njëra prej tyre shkak të ndryshimet të një anëtari të porotës. Ndërsa në tre rastet tjera për shkak se në afat prej 90 ditësh nuk është zhvilluar asnjë seancë. Ndryshim të anëtarit të porotës ka pasur edhe rastin “Tortura”, ndërkohë seancën në afat prej 90 ditësh nuk është zhvilluar në rastet “Arka”, “Dhuna në Komunën Qendër”, dhe “Tenderët”.

Me 21 nëntor ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, deklaroi se bëjnë përpjekje për veting dhe se gjykatësit e ndershëm dhe prokurorët nuk duhet të frikësohen nga keqpërdorimet gjatë realizimit të atij procesi.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, tha se duhet të shqyrtohet se vallë në këtë moment është i duhur apo jo vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Kryeministri Zoran Zaev, në fund të vitit 2019 deklaroi se do të zhvillojnë proces të pastrimit në pjesën e gjyqësorit, te gjykatësit dhe prokurorët publik, mirëpo nuk duhet të përdoret termi veting.

“Nocionin veting nuk duhet ta përdorim për shkak se vetingu, posaçërisht në rajon, simbolizon një procedurë tjetër e cila zbatohet në Shqipëri, e cila paraprakisht ishte e Komisioneve ndërkombëtare. Ne jemi në fazë përparimtare të ligjeve reformuese, para se gjithash në gjyqësor, mundësuam mjete serioze ku vetë institucionet mund të hyjnë dhe të bëjnë pastrimin”, sqaroi Zaev.

Ai i bëri thirrje Komisionit anti korrupsion, të hapë procedurë për kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve publik. Ndërsa nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, Kadastra, Regjistri Qendror, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Financiare, kërkoi që nga dhjetori të fillojnë me kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve publike, përfshi edhe anëtarët e familjeve të tyre.

Ligji për PP i ngatërruar në Kuvend, Ministria e Drejtësisë, paralajmëroi propozim të ri

Grupet e punës të pushteti dhe opozitës nga fillimi i vitit të kaluar zhvilluan më shumë takime për Ligjin për prokurorinë publike, i cili është njëri prej kushteve për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në. Dallimet kryesore janë rreth statusit dhe funksionimit të PSP-së, të ardhmes se procedurave të cilët kanë filluar dhe shfrytëzimin e dëshmive. Megjithatë, pasi që u sigurua transferi i lëndëve nga PSP në Prokurorinë Publike, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, nga fundi i vitit 2019 paralajmëroi se përgatitë Propozim Ligj të ri për Prokurorinë Publike.

Ligji për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i PSP-së, hyri në procedurë kuvendore me 27 gusht. Ndërkohë pozicionet e të dyja palëve mbetën të pandryshuara. Pushteti, siç potencoi shpesh herë, është i gatshëm t’i përgjigjet kërkesave të caktuara të opozitës. Nga ana tjetër opozita është e mendimit se nuk pranon transferim automatik të prokurorëve të PSP-së, në Prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion, aq më pak që ajo të udhëhiqet nga Villma Ruskoska (shefja aktuale).

Më 18 nëntor 2019, ministrja e Drejtësisë, Deskoska, tha se nëse nuk kemi pajtim për ligj kualitativ për Prokurorinë Publike, më mirë mos të miratohet fare, se sa të miratohet ligj për shkak ligjit, duke pasur parasysh se është siguruar transferi i lëndëve nga PSP në Prokurorinë Publike.

Ministria e Drejtësisë, me 19 dhjetor të vitit 2019 informoi se është duke përgatitur Propozim Ligj të ri për prokurorinë publike, i cili së shpejtë do të dorëzohet në Qeveri, pastaj edhe në Kuvend.

Me këtë ligj, mes tjerash përcaktohet se kush i merr kompetencat e PSP-së dhe materialet nga përcjellja e jashtëligjshme e komunikimeve.

Siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, me këtë Propozim-Ligj të ri kompetencat e PSP-së, duhet t’i merr përsipër Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, me çka ajo do të jetë kompetente për luftimin e korrupsionit të lartë. Po ashtu ky propozim ligj parasheh që prokurorët e PSP-së, të vazhdojnë t’i përfaqësojnë lëndët e njëjta të cilët janë dorëzuar në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nënkupton se vazhdojnë të gjitha procedurat hetimore dhe para hetimore të cilat i ka filluar PSP.

Propozim tjetër në këtë Ligjin për Prokurorinë Publike, është që Prokuroria Publike, t’i ruan xhirimet nga përcjellja e jashtëligjshme e komunikimeve, respektivisht të a.q “bomba”, të cilët nuk janë dorëzuar si dëshmi në gjykata. Sipas informacioneve paraprake thuhet se pas përfundimit të tre viteve nga mbarimi i plotfuqishëm i procedurave, ata materiale të shkatërrohen në pajtim me dispozitat për shkatërrimin e masave të posaçme hetuese, në pajtim me ligjin. Ndërsa procesverbalet e shkatërrimit të dorëzohen deri te kryeprokurori i shtetit.

Për miratimin e Ligjit të ri për prokurorinë publike nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend.

Vlerësimi i aktakuzës për organizatorët e ngjarjeve të “27 prillit”, po shqyrtohet gjatë tërë vitit

Për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, me 27 prill të vitit 2017, në Gjykatën Penale të Shkupit, u zhvilluan më shumë procedura ndaj kryerësve të drejtpërdrejtë. Deri më tash aktgjykime janë shqiptuar për sulmuesit e deputetit Ziadin Sela, si dhe për kryerësit e veprimeve të dhunshme në Kuvend. Përderisa disa u dënuan me shumë vite burg, disa të tjerë me miratimin e një ligj të ri në Kuvend, u amnistuan. Disa prej të akuzuarve gjatë rrëfimeve të tyre hapën momente të reja nga disa struktura të larta në shtet, në organizimin e ngjarjeve, pas të cilave prokuroria paralajmëroi se i zgjeron hetimet ndaj organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit.

Disa prej tyre gjenden në paraburgim. Por, vlerësimi i aktakuzës dhe fillimi eventual i procesit gjyqësor do pritet të ndodhë në 2020. Ndërkohë, nga fundi i vitit 2019 përsëri u aktualizua amnistia e kontestuar e ish-presidentit Gjorgje Ivanov, të cilës i parapriu një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e nenit me të cilin anulohet amnistia.

Procesi më i madh gjyqësor për ngjarjet përgjakshme të “27 prillit”, në Kuvend, filloi në gusht të vitit 2017, kundër 33 personave të akuzuar për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”. Ndërsa në bazë të Ligjit për amnisti të këtyre ngjarjeve në Kuvend, i miratuar në dhjetor të vitit 2018, u amnistuan 15-të të akuzuar. Aktgjykimi për këtë lëndë u përmbyll me 15 mars, ku 16-të të akuzuar u dënuan me gjithsej 211 vite burg, ndërsa njëri i lirua nga aktakuza në mungesë provash.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me 31 maj të vitit 2019 në GJPSH, ngriti aktakuzë kundër katër personave për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Me 30 shtator kryetari i GJPSH-së, Ivan Xholev, paralajmëroi se vlerësimi i aktakuzës për organizatorët e 27 prillit do të ndodhë së shpejti. Ai theksoi se nga ana e GJPSH-së, më shumë herë është caktuar Këshill për vlerësim të aktakuzës. Mirëpo në seanca e caktuara pala mbrojtëse ka dorëzuar kërkesa për përjashtimin e gjykatësve dhe deri më tash tetë nga gjithsej nëntë gjykatësit në Departamentin për krim të organizuar janë përjashtuar.

Gjykata Kushtetuese në seancën e 27 nëntorit të vitit 2019, inicioi procedurë për vlerësim e kushtetutshmërisë të neni 11-të, nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje nga viti 2016.

Me 29 nëntor të vitit 2019, presidenti aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vlerësoi se vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin praktikisht do të aktivizohet falja të cilën e dha ish-presidenti Ivanov, ndaj të dyshuarve për hetimet e PSP-së, do të ishte goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe shtetit juridik.

Më 4 dhjetor Komisioni kuvendar juridik-ligjvënës, konkludoi se nuk ka nevojë për interpretim autentik të nenit i cili nuk ekziston, respektivisht të nenit 11-të nga Ligji për falje i miratuar në vitin 1993.

Aleksandar Atanasov

Marketing