“Drejtësi për Liridonën!” Nesër marshim në Tiranë për vrasjen tronditëse në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, teksa ditën e nesërme është thirrur marshim në vendin tonë.

Marketing

Marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, një krim i planifikuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Ky i fundit kishte paguar njerëz për vrasjen dhe e inskenoi gjithçka sikur të ishte grabitje.

Ai dhe personat e përfshirë kanë pranuar fajin, teksa familja e Liridonës do të zhvarrosë turpin nga varrezat e familjes Murseli.