Drejtimet e matematikës përjetojnë debakël! Mezi regjistrohen 25 studentë

Fakultetet e matematikës në Maqedoni po përjetojnë debakël. Askush nuk dëshiron të studiojë matematikën.

Marketing

Derisa shkollat fillore dhe të mesme mundohen të gjejnë mësimdhënës të matematikës, në afatin e parë e regjistrues në Institutin për matematikë pranë fakultetit matematiko-natyror në Shkup (FMN), janë paraqitur vetëm 12 kandidat. Hiç më mirë nuk qëndrojnë shifrat edhe në Universitetin e Tetovës, aty kanë konkurruar vetëm 13 kandidat, dy nga të cilët janë nga Kosova, shkruan Gazeta Koha. Interes afërsisht i ngjashëm ka qenë edhe vitin e kaluar dhe vitet paraprake. Këtë vit numër i ulët i kandidatëve janë paraqitur edhe në drejtimet tjera të Institutit për matematikë. Nëse merret parasysh se vitin e kaluar në afatin e dytë regjistrues janë paraqitur edhe dhjetëra kandidat në Institut këtë vit mezi se do të bëhen 35 studentë – larg nga kuota nga gjithsej 195 vende të lira (125 të rregullt, 40 me kofinancim dhe 30 me korrespodencë).

Përgjithësisht, për gjashtë institutet pranë FMN-së, interesi është shumë i ulët. Sipas rezultateve nga lista preliminare, 279 studentë konkurrojnë për 1.235 vende(615 të rregullt, 405 me kofinancim dhe 400 me korrespodencë). “Jemi larg nga plotësimi i kuotës. Interesimi me vite është i tillë”, thotë Gjorgji Markovski, udhëheqësi i Institutit për matematikë pranë FMN-së.

Në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Universitetin e Tetovës, në bazë të konkursit pranoheshin 480 student, ndërsa në ciklin e parë janë pranuar vetëm 105 studentë edhe atë në drejtimet gjeografi, informatikë, kimi, biologji, matematikë dhe fizikë.

Në drejtim matematikë (drejtimi arsimor), në afatin e parë janë regjistruar vetëm 13 studentë edhe atë dy shtetas të Kosovës, ndërsa të tjerët të Maqedonisë. Në bazë të konkursit, në këtë drejtim pranoheshin 60 studentë, 30 të rregullt me kuotë shtetërore, dhe 30 të rregullt me kofinancim. Shuma e pagesës në kuotë shtetërore është 200 euro, ndërsa shuma e pagesës me kofinacnim është 400 euro.

Në pyetjen se përse interesi për të studiuar matematikë është kaq i ulët, kur ka nevojë për kuadër ai sqaron:

“Problem është se shumë pak përzgjedhin matematikën. Përgjigjen duhet ta gjejmë në gjithë shoqërinë. Nga studentët e gjeneratave të fundit kam përshtypjen se ta nuk duan të punojnë si mësimdhënës. Paga është problemi më i vogël. Mënyra me të cilën duhet të fitojnë punë, presionet e përditshme nga të gjitha anët për notë më të lartë ndërsa nxënësi nuk e meriton atë dhe të ngjashme”, tha Gjorgji Markovski. Ai gjithashtu si problem thotë se ekziston që një dekadë pasi me reformat sistematike të arsimit të larë u vendos që kuota e rregullt të jetë 200 euro.