Drejtor Shkodran Tolaj: Sot dy vite pa bilbilin e këngës shqipe!

Për artisten e madhe Nexhmije Pagarusha – me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta

Marketing

Sot mbushen dy vite pa bilbilin e këngës shqipe Nexhmija Pagarusha. Ansambli Nacional shqiptar i këngëve e valleve popullore shqiptare dhe çdo institucion kulturor ka obligim ta ruajë figurën e saj emblematike, të risjellë perlat dhe pasurinë e jashtëzakonshme që na la në mënyrë që emri, këngët dhe veprat e saj të shërbejnë si udhërrëfim për shumë breza! Nexhmije Pagarusha nga kritika botërore është krahasuar me Maria Callas, Uma Sumak e shumë artiste ndërkombëtare ndërkaq për shqiptarët mbetet artistja më e origjinale, e pakopjueshme dhe e papërsëritshme e të gjitha kohërave e cila të kujton thënien e Homerit se “Perëndia iu dhuroi njerëzve këngën për ti bërë më të mirë ata”. Në rastin e “fenomenit artistik” Nexhmije Pagarusha e cila lind një herë në 100 vjet jemi të bindur se Perëndia u dhuroi shqiptarëve një artiste të tillë që kombi ynë i shtypur e nëpërkëmbur ndër shekuj të njihet për vlerat e jashtëzakonshme shpirtërore e muzikore përmes “Bareshës” dhe jehonës së shumë këngëve të Nexhmijes sonë së madhe!
Nexhmije Pagarusha vetëm fizikisht na mungon por ajo përveç muzikës na la shumë porosi të cilat vazhdojnë të jetojnë me ne bashkë me zërin e saj të pavdekshëm!

Përjetësisht në zemrat tona!
Shkodran Tolaj – drejtor i ansamblit