Drejtori Ahmeti priti në takim homologun kosovar, Kaçuri

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Faton Ahmeti sot ka pritur në takim drejtorin e Fondit të shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Kaçuci. Gjatë këtij takimi, Ahmeti dhe Kaçuri kanë diskutuar tema të ndryshme me qëllim të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve të cilat mbulohen nga Fondi.

Marketing

Sot, prita në takim delegacionin e Fondit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës udhëhequr nga Drejtori Bujar Kaçuri, Amir Keka Drejtor i departamentit të Farmacisë dhe Vlorat Gashi Diplomat pranë ambasadës së Kosovës në vendin tonë.

Në takim trajtuam dhe shtjelluam çështje nga më të ndryshmet me qëllim të ngritjes dhe avansimit të shërbimeve shëndetësore të cilat i mbulon Fondi Shëndetësorë.

U dakorduam që grupet e punës të krijojnë kushte për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të intensifikuar marrëdhëniet profesionale dhe shkëmbyer përvojat institucionale.

E falemenderoj drejtorin Kuçuri dhe siguroj se ky takim do të ngrisë dyanshëm funksionalitetin e institucionit që përfaqësojmë.

(6) Facebook