Drejtori Asani takim me ministren Janevska në MASh

Sot me ftesë të ministres së Arsimit dhe Shkencës së RMV-së, prof. dr. Vesna Janevska, me këtë të fundit zhvilloi një takim pune drejtori i ITShKSh-së, prof. dr. Skender Asani.

Marketing

“Gjatë këtij takimi, i prezantova punën që po zhvillon Instituti në shumë dimensione, duke përfshirë avancimin shkencor, por edhe investimin konkret në harmoninë e marrëdhënieve ndëretnike dhe fetare në Maqedoni”, u shpreh Asani.

Ministrja Janevska u shpreh e kënaqur nga ky takim dhe shprehu gatishmërinë e saj për të përkrahur angazhimet hulutuese – shkencore dhe botuese të Institutit, sikurse të gjitha instituteve tjera të nivelit të tillë në vend.