Kemi kohë që nuk kemi parë se si punohet në Qendrën sportive “Kodra e Diellit” në Tetovë, madje banorët e zonës ndoshta me dekada nuk kanë parë gjithë atë maqineri dhe punëtori në këtë qendër e cila dikur ka qenë atraksioni më i madh jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në mbarë Jugosllavinë e më gjerë.
Këtë vit, punimet në këtë Qendër nuk kanë ndalur që nga fillimi i vitit e për drejtorin e “Elem Turs” z. Adem Avziu që menaxhon me këtë qendër turistike duket se nuk ka verë e as dimër, pasiqë gjithmonë në teren dhe i gatshëm të punojë që të rikthejë shkëlqimin asaj.
Nga pamjet që shohim, është duke u punuar në disa pjesë të “Kodrës së Diellit”, duke filluar nga skilifti me gjashtë-ulëse e edhe në shumë pjesë të tjera për rregullimin e terenit.
Ndonëse ka ende kohë deri në fillimin e sezonës dimërore, drejtori Avziu ka vendosur që këtë herë të surprizojë vizitorët dhe gjithë ata që do të vendosin të qëndrojnë për pushime në Qendrën turistike ‘Kodra e Diellit’, që mos ju mungojnë asgjë dhe të paktën të kenë kushte të mirëfillta për skijim.