Drejtori Besimi, zv/ministri Hasani dhe kryetarja Arifi vizitë ndrimit të tretë të vaksinimit në Tetovë(FOTO)

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi, zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sonte vizituan ndrimin e tretë në pikën e hapur të vaksinimit në Muzeun e Tetovës ish Shtëpia e Armatës. Në ndrimin e tretë të kësaj pike vlen të theksohet se kishte mjek nga Spitali i Tetovës si vullnetar për të ndihmuar që qytetarët të vaksinohen.

Marketing

Siç mësohet sot në tre pikat e vaksinimit në Tetovë ka arritur mbi 1500 të vaksinuar një numër i konsiderueshëm dhe mobilizues që tregon edhe ngritjen e vetëdijes qytetare për të parandaluar virusin Covid 19.

Drejtori Besimi, zv/ministri Hasani dhe kryetarja e Tetovës Teuta Arifi pas vizitës që bënë në pikën tek Muzeu apeluan së bashku që sa më shumë qytetarë të drejtohen në pikat e vaksinimit dhe të marrin sa më parë vaksinën për të mbrojtur veten dhe të tjerët pasi vetëm në këtë formë mund të parandalohet virusi Covid 19.

Ndryshe në Tetovë do të punohet edhe nesër pra e diel dhe pika e vaksinimit tek muzeu i Tetovës do të hapet prej orës 10 të mëngjesit.

Marketing