Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili informon për aprovimin e tre projekteve kruciale për infrastrukturën hekurudhore që pritet të realizohen përmes fondeve evropiane IPA3.
⏰Vërtetë nuk kemi tren 🚉 të shpejtë si në Japoni 🇯🇵, por aplikimet për projekte i procesojmë shpejtë 🤗
📌 Super lajm, aprovohen nga fondet evropiane IPA3, financimi i 3 aplikimeve kruciale për infrastrukturën hekurudhore në vendin tonë:
✅ Studimi fizibil dhe projekti ideor i rekonstruimit të hekurudhës nga Shkupi deri në Kërçovë, me vlerë 3m euro.
✅ Studimi i zgjërimit të kapaciteteve të kalimeve hekurudhore kufitare në: Tabanovcë, Bogorodicë, Kremenicë dhe Bllacë, me vlerë 2m euro.
✅ Studimi për sanimin i urave dhe strukturave përgjatë korridorit 10, me vlerë 1.5m euro.
🗣Dhe jo vetëm kaq, presim përgjigje dhe për 9 aplikime të tjera, për rregullimin e infrastrukturës hekurudhore në Maqedoninë e Veriut., ka shkruar Halili në rrjetin social facebook.