Drejtori i ATO-s në takim me Komisionin kuvendor për zbatimin e masave të posaçme hetimore

Drejtori i Agjencisë së sapoformuar operativo-teknike, Zoran Angellovski sot do të ketë takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetimore ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së policisë financiare, Drejtorisë së doganave dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Takimi ndodhë para fillimit të paralajmëruar me punë të ATO-s, më 1 nëntor, siç është paraparë me Ligjin për formimin e kësaj agjencie, e cila duhet të jetë ndërmjetësuese në procesin e përgjimit.

Marketing

ATO është trup intermediar, agjencia është ndërmjetëse në procesin e hasjes së komunikimeve dhe duhet të jetë e pavarur në pjesën e rolit teknik të ndjekjes. Me formimin e agjencisë së re, urdhëri për përgjim nga prokuroria do të shkojë drejt ATO-s. Roli i saj do të jetë vetëm teknik, pas marrjes së urdhërit, ajo e përfshinë masën, që nënkupton se e rikahëzon sinjalin drejt shfrytëzuesit, përkatësisht, kërkuesit të shërbimeve. Të punësuarit në ATO nuk do të mund të grumbullojnë të dhëna, të dëgjojnë, vetëm mund ta kyçin sinjalin. Shfrytëzuesi, përkatësisht këruesi mund vetëm të dëgjojë të grumbullojë të dhëna, nuk do të mund të kyçë.
Qëllimi i kësaj reforme, e cila doli nga vërejtjet e Pribesë, është të vendoset kontroll real i fuqisë ndaj përgjimit. Pas përgjimit joligjor të mbi 20 mijë personave në Maqedoni, që me vite e ka zbatuar ish-pushteti i VMRO-DPMNE-së, ndërkaq në fillim të vitit 2015 e publikoi lideri ia tëhershëm i opozitës, tani kryeministër, Zoran Zaev, përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë”, një nga top prioritetet në raportin e Rajnhard Pribesë ishte reformimi i sektorit të sigurisë, me theks të posaçëm në shërbimet sekrete dhe sistemet për ndjekje të komunikimeve.

Qeveria javën e kaluar formoi Komision për bartje të pajisjeve teknike dhe dokumentacionit nga DSK në ATO. Komisioni, i përbërë nga përfaqësues të MPB-së, ATO-s, Gjykatës supreme, Prokurorisë publike, Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara, si dhe të Komisionit për mbikqëyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetimore ndjekje e komunikimeve, ka për detyrë ta konstatojë gjendjen faktike të pajisjeve teknike për ndjekje të komunikimeve, si dhe të dokumentacionit teknik, të cialt barten nga DSK në ATO, të kryejë regjistrim të të gjitha masave aktive për ndjekje të komunikimeve, si dhe të përpilojëp procesverbal për detyrën e kryer.

Në fillim të muajit të kalaur, Zoran Angellovski në Kuvend u zgjodh njeriu i parë i ATO-s me 83 vota “për”. Angellovski u zgjodh pa debat, sepse partitë politike në Kuvend arritën konsensus që ai të zgjidhet mes 14 kandidatëve për këtë funksion.

Para formimit të ATO-s, ndonjërat prej institucioneve që mund të kërkojnë përgjim, dërgonte kërkesë në prokurori, e cila vlerëson n[ëse ka bazë për atë. Prokuroria më aps kërkesën e parashtronte në gjykatë dhe nëse jepej mirati9mi, kërkesa kthehej në DSK, e më pas në Drejtorinë e pestë, ku ndodhet sistemi për prëgjim dhe në bashkëpunim me operatorët zbatohej përgjimi. Me vendimin e ri, prokuroria, pas vendimit të gjykatës, miratimin ia dërgon agjencisë së re. Gjykata bën vlerësim nëse përgjimi mund të miratohet, ndërsa agjencia ka vetëm ro, teknik, të punësuarit e saj vetëm do ta shtypin butonin për fillim dhe përfundim të këtij operacioni.

E tërë kjo reformë është të mirret monopoli i DSK-së ndaj ndjekjes së komunikimeve.

Deputetët edhe më tej do ta kryejnë kontrollin ndaj përgjimit, përmes komisionit kuvendor, i përbërë nga katër anëtarë (dy nga shumica dhe dy nga opozita) dhe kryetari nga radhët e partisë më të madhe opozitare në Parlament. Do të mund të kryejnë mbikëqyrje pa paralajmërim.

Në kontrollin, në pajtim me Ligjin për ndjekje të komunikimeve, janë përfshirë edhe Avokati i popullit, Drejtoria për siguri të informatavge të klasifikuara dhe Drejtoria për të dhëna personale. Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara do të kryejë mbikëqyrje ndaj përdorimit me informatat e klasifikuara, Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale kryen mbikëqyrje ndaj ligjshmërisë së aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimti të të dhënave personale, ndërsa Avokati i popullit kryen mbikëqyrje nga aspekti i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Risi është Këshilli për kontroll qytetar, i cili është i përbërë nga kryetari dhe gjashtë anëtarë, ndërkaq të gjithë do t’i zgjedhë Kuvendi. Parlamenti shpallë konkurs publik për emërimin e kryetarit dhe gjashtë anëtarëve, prej të cilëve tre janë përfaqësues nga organizatat joqeveritare nga sfera e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siguria dhe mbrojtja. Mandati i tyre është tre vite, ndërkaq edhe ata do të duhet të parashtrojnë raport vjetor në Parlament për punën e bërë. Këshilli, që të kryejë kontroll në ATO apo në operatorët, do të duhet paraprakisht të paralajmërohet.

Marketing