Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi vizitë pune në Këshillin Inspektues, ku u takua me kryetaren e tij, Magdalena Filipovska – Grashkoska, dhe sekretaren e përgjithshme Daniela Rendevska. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Këshilli Inspektues është një institucion kyç në sistemin e inspektimit dhe një takim i këtillë është më se i dobishëm, për arsye se paraqet një mundësi për të shkëmbyer mendime në lidhje me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e këtij këshilli.
Përkundër vonesës në realizimin e aspekteve të caktuara të ligjit në funksionimin e përditshëm të Këshillin Inspektues, në këtë takim u shqyrtuan dilema të caktuara në lidhje me zbatimin praktik të aktvendimit ligjor. Drejtori Y. Sela ofroi mbështetje të plotë në fushën e ndihmës profesionale për përkthimin dhe lekturimin e dokumenteve zyrtare dhe të akteve.
Të dy palët u zotuan ta avancojnë më tej bashkëpunimin në interes të sigurimit të plotë dhe të respektimit të qëndrueshëm të detyrimeve ligjore.