Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës

Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela takoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri. Në këtë takim ia uroi detyrën e re, si dhe e informoi lidhur me aktivitetet që po i zhvillon kjo agjenci në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Po ashtu drejtori Sela foli edhe për detyrimet që kanë institucionet shtetërore në zbatimin e këtij ligji. Njëkohësisht ai shprehu gatishmëri për t’i dhënë mbështetje edhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës për sa  i përket përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve dhe shkresave zyrtare.

Marketing

Edhe ministri Shaqiri foli për këto çështje duke falënderuar drejtorin Sela për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar, si dhe duke u zotuar se do të angazhohet seriozisht në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion.