Drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Selami në takim koordinative me institucionet kompetente për sezonin e vërshimeve që vijon!

Sot, në hapësirat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, me inicijativ të drejtorit z. Xhevat Selami u mbajt takim koordinues me drejtorin e SH.A. Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut,z. Filip Filipovski, drejtori i Administratës për Çështjet Hidrometerologjike, z. Igor Lazarovski, dhe përfaqësues të institucioneve. Nga takimi rezultuan konkluzione për bashkëpunim të vazhdueshëm reth gjendjen e rrjedhave ujore, obligimet që dalin nga ligji për mbrojtje dhe shpëtim dhe dekreti për zbatimin e masës mbrojtëse nga vërshimet. Fillimisht do të realizohët një aktivitet të përbashkët ekipor, sipas planeve operative të institucioneve përkatese, do të vizitohen të gjitha pikat kritike ku deri më tani janë evidentuar dukuri për vërshimet e mundshme.
Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim urdhëroi të gjitha njësit rajonale për mbrojtje dhe shpëtim të DMSH-së të realizojne takime koordinuese me të gjitha subjektet në nivel lokal, ku do të dakordohen dhe ndërmerren aktivitetet për sezonin në vijim.

Marketing
Marketing