Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, z. Xhevat Selami, shpreh ngushëllimet e tij të thella për familjet e viktimave të përmbytjeve katastrofike që ndodhën në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës në ditët e fundit.
DMSH është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për gjendjen aktuale, me gatishmëri dhe përgatitje për të dërguar ndihmë në zonat e prekura në BiH, në rast të kërkesës.