Drejtori i “Gazetës Zyrtare”, Kostovski në vetizolim

Drejtori i “Gazetës Zyrtare” Martin Kostovski para pak kohe në Fejsbuk publikoi se do të jetë në vetizolim 14 ditorë për shkak kontaktit me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Lukarevska.

Marketing

“Edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontaktet minimale me njerëzit, dua t’ju informoj se një orë më parë bëra test për virusin KOVID – 19 për shkak të kontaktit me shoqen time Sanja Lukarevska e cila është pozitive për virusin. Për fat të mirë, nuk kam simptoma dhe shpresoj se nuk do të jem pozitiv. Do të jem në izolim për 14 ditët e ardhshme dhe do të bëj detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja pse ju bëj thirrje edhe një herë të gjithëve që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë e infeksionit dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, ka shkruar Kostovski.