Drejtori i inspektoratit i habitur se si autobusi i “Besa trans” Shkup ka kaluar kufirin pa licencë.

Edhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Rufat Huseini në ClickPlus në TV21 është shprehur i habitur se si ka lejuar Drejtoria e Doganave autobusin e “Besa trans” Shkup të kalojë kufirin pa licencë.

Marketing

Ai tha se Doganat e kanë obligim ligjor të njoftojnë Inspektoratin se autobusi në fjalë nuk ka licencë dhe se nuk është dashur të lejojnë kalimin e tij.

“Për këtë që e ka kaluar 130 herë kufirin dhe nuk është regjistruar asnjëherë, edhe unë habitem. Edhe pse nuk kam marr njoftim nga Drejtoria e Doganave, se X autobusi e ka kaluar kufirin pa licencë, që e ka obligim ligjor të më njoftojë dhe e ka obligim ligjor të mos lejojë të kalojë kufirin, një gjë është e qartë – shumë e qartë – në qoftë se nuk ka certifikatë, nuk guxon ta kalojë kufirin”, tha Huseini.

i habitur se si ka lejuar Drejtoria e Doganave autobusin e “Besa trans” Shkup të kalojë kufirin pa licencë.