Drejtori i Juves dhe agjenti i Lukakut udhëtojnë në Angli për shkëmbimin e belgut me Dybalan

Juventusi është duke i nisur bisedimet e avancuara me Manchester Unitedin për shkëmbimin Romelu Lukaku – Paulo Dybala.

Marketing

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, thuhet se ka udhëtuar drejt Londrës për bisedime të avancuara së bashku me agjentin e sulmuesit belg, Federico Pastorello.

Nga marrëveshja e shkëmbimit, Bianconerët pritet të përfitojnë 15 milionë euro, sepse La Joya vlerësohet 100 milionë euro, kurse Lukaku 85 milionë euro.

Klubet po vazhdojnë bisedimet rreth kushteve për arritjen e marrëveshjes, por gjithçka do të varet nëse Dybala do të pranojë të transferohet në Old Trafford.
Ai do të kthehet të enjten në stërvitje dhe pritet të zhvillojë një takim thelbësor me trajnerin Maurizio Sarri.

Është raportuar se Djajtë e Kuq janë të interesuar edhe për Mario Mandzukicin dhe Blaise Matuidin, prandaj në raste se Dybala refuzon të largohet, atëherë njëri nga lojtarët e përmendur mund të përfshihet në marrëveshjen për Lukakun.

Marketing