Drejtori i “Nomagas” jep lajmin e madh: Zgjidhet defekti, sigurohet ngrohje për 67 mijë amvisëri

Drejtori i Nomagas Muhamed Elmazi njofton se zgjidhet problemi i ngrohjeve qëndrore për kryeqytetin!

Marketing

“Qytetarët e kryeqytetit do të kenë ngrohje qëndrore në fillim të sezonit dimëror !

Një problem serioz që ndodhi disa muaj më parë po zgjidhet përfundimisht. Ekipet e Sh.A NOMAGAS, konkretisht sektori i mirëmbajtjes, kanë punuar pa ndërprerje për disa ditë me radhë, së bashku me një kompani private, për sanimin e defektit në seksionin 6, në tubacionin DN 300, i cili furnizon Ngrohtoren Lindje me gaz. Kjo ngrohtore siguron ngrohje qëndrore për mbi 67,000 amvisëri.

“Ky problem, i cili mbeti i pazgjidhur për një periudhë të gjatë kohore, e vuri në pikëpyetje fillimin e sezonit të ngrohjes për mbi 67,000 amvisëri në kryeqytet. Megjithëse ky ishte një problem i trashëguar, menaxhmenti i ri i Sh.A NOMAGAS, me mbështetjen e Qeverisë dhe institucioneve të tjera përkatëse, arriti që në një kohë rekord ta menaxhojë situatën e krijuar dhe sot mund të informojmë qytetarët se ky problem është tashmë pjesë e së kaluarës”, ka shkruar Elmazi.