Drejtori i qendrës analitike “Abdilaqim Ademi”, z. Izet Mexhiti, në cilësinë e shefit të shtabit qëndror zgjedhor, realizoi takim me përfaqësuesit e OSBE / ODIHR të kryesuar nga shefja e misionit znj.Corien Jonker në Shkup për zgjedhjet presidenciale e vitit 2019, rrethi i dytë.
Gjatë takimit z. Mexhiti theksoi se zgjedhjet e rrethit të parë u organizuan në mënyrë të qetë dhe demokratike, duke theksuar se edhe kampanja për rrethin e dytë do të jetë poashtu dinjitoze dhe demokratike, gjithmonë duke i’u referuar vlerave evropiane.
Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdimsi angazhohet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si edhe për rolin e rëndësishëm që misioni mbikëqyrës i OSBE/ODIHR e ka në monitorimin.
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR paralajmëruan se do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje procesin për rrethin e dytë dhe ditën e zgjedhjeve.