Drejtori i qendrës për informim pranë ASH-së fyen mediumet

Pas zbulimit dhe publikimit të mesazheve nga press qendra e Aleancës për Shqiptarët ku nga udhëzimet e dhëna për aktivistët shihet qartë qëllimi i manipulimit të marshit të paralajmëruar nga tifo grupi “Ballistët” në Tetovë, vjen edhe konfirmimi i zbatimit të kësaj tendence të partizimit të një tragjedie të madhe që tronditi vendin.

Marketing

Drejtori i Qendrës së informimit të ASH-së, Arben Zeqiri me këtë rast ka fyer dhe ofenduar mediat elektronike të cilat denoncuan skandalin e partisë së tij duke i quajtur ato ‘Porthale’.

Kujtojmë se Zeqiri deri para disa muajsh ka ushtruar profesionin e gazetarisë, së fundmi ka qenë gazetar në TV Shenja, kurse më parë ka punuar dhe vetë ai në siç i quan tash ‘Porthale’