Qeveritarët aktual vazhdojnë të shijojnë luksin e pushtetit duke rinovuar zyrat e tyre të punës, por edhe komoditetet e tjera. Një nga ta është edhe drejtori i ri i Drejtorisë për sigurimin e informatave të klasifikuara, Stojan Slaevski.
Sipas portalit Infomax, ai pak kohë pasi që është ulur në kolltukun e drejtorit menjëherë ka porositur makinën e re xhip Hundai Tukson me një vlerë prej mbi 20 mijë euro. Tenderi për blerjen e makinës është shpallur edhe në Byronë për furnizime publike, por edhe marrëveshjet e publikuara. Slavevski siç shkruajnë portalet maqedonase është kryetar i këshillit për siguri të Partisë Liberal Demokrate, por edhe njeri i afërt i ministres së mbrojtjes dhe zv/kryetares së LSDM, Radmilla Sheqerinska.