Drejtori i shkarkuar i Kardiologjisë: Jam viktimë e një revanshi politik

Pas shkarkimit të tij nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, drejtori i Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev thotë se vendimi i ministrit për shkarkimin e tij po shkon drejt një revanshi politik.

Marketing

“Unë vlerësoj se nuk jam viktimë e një revanshi politikë mirëpo kjo po shkon në atë drejtim, sepse në fillim nuk kishte të bëjë me politikë, pikënisja mund të jetë ndonjë suetë, ndonjë keqkuptim, por si po shkon kjo më tej dhe si duan të sakrifikojnë dikë që ka bërë diçka në këtë vend dhe për këtë shtet, unë për 25 vjet jam munduar të hap kardiokirurgji”, tha Jovev.