Drejtori i statistikave: Përkatësia etnike dhe fetare do të ekzistojë në regjistrimin e popullatës në vitin 2020

Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski ka theksuar se nuk është përjashtuar që përkatësia etnike dhe fetare të gjenden në pyetjet e regjistrim të planifikuar për vitin 2020
Pasi rreth një muaj më parë ai zbuloi se në regjistrimin i cili duhet të zhvillohet në voton 2020, nuk do të qëndrojë përkatësia etnike dhe fetare, Simovski ka ndryshuar mendjen e tij dhe ka deklaruar se mundësia për pyetjen e etnisë dhe fesë nuk është përjashtuar. Opinioni në përgjithësi kishte reaguar se nëse këto karakteristika nuk përfillen atëherë nukdo të dihet numri për bashkësitë etnike që e përbëjnë Maqedoninë. Kreu i Statistikave ka theksuar se kjo deklaratë është keq interpretuar.

Marketing

Simovski thekson se regjistrimi është një operacion statistikor, i cili nëse përmban një grafë të tillë kyçe, atëherë procesi do të politizohet.

“Deklarata është një operacion statistikor dhe jo politik. Ndërsa unë deri sa jam drejtor i statistikave, nuk do të lejoj që procesi të politizohet”, thotë Simovski.