Drejtori Memeti realizon dhe një projekt, fillon ndërtimin e rrugës që lidhë Komunën e Dollnenit me atë të Çashkës

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti që kur ka filluar të drejton këtë institucion nuk ka ndalur së realizuari projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve në vendbanimet shqiptare.

Marketing

Së fundmi ai ka inspektuar nga afër fillimin e ndërtimit të rrugës që lidhë Komunën e Dollnenit në përgjithësi me Komunën e Çashkës në të cilën përfshihen gjithë vendbanimet shqiptare të këtij rajoini dhe kjo rrugë do të shkurton ardhjen për në Shkup për 60 km në një drejtim.

Kjo rrugë është edhe kërkesë e banorëve të Dollnenit dhe Çashkës e cila rrugë lidh shumë fshatra shqiptarë me komunën e Dollnenit dhe Velesit. Dhe këto kërkesa të qytetarëve të këtij rajoni i ka marrë parasysh drejtori Bekim Memeti.

Memedi është shprehur se viti 2019 do të jetë një vit ku do të investohet në rrugë dhe shpreson se shumë rrugë të anës së Manastrit dhe qyteteve do të asfaltohen për të mirën e gjithë qytetarëve.