Drejtori që ëndrrën e shqiptarëve e bën realitet

Koment: Tetovasot
Dikur para dy deceniesh ai ishte një vend i trishtuar , me plot refugjatë që iknin nga gjenocidi i luftës dhe strehoheshin tek shqiptarët këndej kufirit për të shpëtuar.S’kishte liri as andej dhe as këndej kufirit dhe jo më rrugë. Ishte një vend ku derdheshin lotët parreshtur të atyre njerëzve që donin ti shpëtonin vdekjes së sigurtë në luftën e Kosovës.Ishin në fakt 1 milion shqiptarë nga Kosova që gjetën strehim në Maqedoni po nga shqiptarët të ardhe nëpër rrugë të vështira dhe të stërmundimshme ,në një zonë ku ndodhet akoma në shenjë kujtimi i trishtë edhe Treni i Eksodit në Bllacë, njëri ndër simbolet e dhimbjes dhe përndjekjes masive nga Kosova në kohën e luftës.

Marketing

Por ajo zonë, ai vend,ajo rrugë sot përbën dicka tjetër , ose më saktë një realitet krejtësisht tjetër.Sot është paqë dhe është një rrugë,ajo e Bllacës që ndryshon gjithcka brenda kësaj historie , lidh më shumë miqësitë mes vëllezërve të një gjaku, bën më të lehtë cdo gjë për ta.

Duket një rrugë por në fakt është më shumë se kaq.Ajo është një arterie kryesore që lidh jo vetëm dy vende , lehtëson vajtje-ardhjet, por ajo lidh edhe kujtimet e shumë shqiptarëve dhe familjeve këndej dhe andej kufirit, tashmë simbolik.
Janë shumë lidhje farefisnore që presin ndërtimin e një rruge që tashmë fundin e ka të lumtur .

Tani që makineritë për ndërtimin e kësaj pjese të trasesë kanë nisur punën intenzive ,është një protagonist që është zotuar se këtë ëndërr të shqiptarëve do ta bëjë realitet.Ai është Ejup Rrustemi drejtor i NP Rrugët shtetërore që nuk ka thuajse një muaj që ka marrë këtë funksion të ri të rëndësishëm,do që gjëja e parë e madhe që do të bëjë , është një arterie e rëndësishme e komunikacionit e cila do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën .
.Ai sot në këtë fundvit doli për të parë vetë punimet e kësaj rruge dhe konfirmoi një lajm shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me rrugën e Bllacës .Me këtë rast drejtori Rrustemi tha se kjo rrugë shumë shpejt do të realizohet ndërsa sipas tij është duke u punuar intenzivisht për ta përfunduar atë.
Ndryshe Drejtori i Rrugëve të Maqedonisë, Ejup Rustemi pas përfundimit të eksproproimit të parcelave në rrugën e Bllacës ka dalë në terren për të parë punimet intezive të kësaj rruge që shumë shpejt do të përfundojë dy kilometri i parë.Menjëherë më pas do të nis edhe faza e dytë e realizimit.

Marketing