Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë korridorit 8 dhe 10

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve për ndërtimin, rehabilitimin dhe rikonstruimin e akseve rrugore në mbarë vendin.

Marketing

Një nga aktivitetet NPRRSH në periudhën e kaluar është pastrimi i kanaleve, rigolave, kanaleve nën rrugore dhe bermave dhe plasaritje të banikinave në aksin rrugor të Korridorit 8 dhe 10.

Është filluar me pastrimin e kanaleve në Autostradën A2 nga pika e pagezës në Zhelinë deri para qytetit të Tetovës dhe në Autostradën A2 qarkorja Shkup me një gjatësi totale prej 20 km ku gjatë ditës së sotme inspektim realizoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

Në interes të qarkullimit të sigurt të trafikut në autostrada, NP për Rrugë Shtetërore ka ndarë mjete në vlerë prej 1.6 milion euro dhe në dy vitet e ardhshme do të realizohet pastrim i vazhdueshëm i kanaleve, rigolave, kanaleve nën rrugore dhe bermave, si dhe argjinaturave të autostradës në segmentet:

• Rruga shtetërore A1-P.K. Tabanovcë-P.K. Bogorodicë
• Rruga shtetërore A2 – Segmenti Hipodrom – Milladinovci, qarkorja e Shkupit, Segmenti Saraj – Tetovë dhe Segmenti Tetovë – Gostivar, dhe
• Rruga Shtetërore A4 – Segmenti Hipodrom – Petrovec dhe Segmenti Milladinovci – Tri Çeshmat (Shtip)

Punimet kanë filluar më 31.07.2023 dhe janë planifikuar të zgjasin deri më 31.07.2025.

Marketing