“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, qëndroi në zyrat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku u takua me drejtorin e këtij enti, Apostoll Simovksi, me zëvendësdrejtorin Zirap Ademi dhe koordinatoren Jasmina Gjorgjieva.
Në takim, drejtori i ESHS-së, Simovski njoftoi rreth aspektit të përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion në lidhje me përkthimin e materialeve të ndryshme dhe formularëve, duke theksuar se ngelet shumë punë për t’u realizuar te formularët elektronikë.
Në anën tjetër, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, bëri të ditur se vizita ka karakter ndihmës për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke ofruar ndihmë konkrete, nëse ESHS-ja ka nevojë.
Palët u pajtuan se sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të tejkalohen, pse jo edhe përmes bashkëpunimit dypalësh.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës