Drejtori Sela në vizita pune në Austri

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në Austri, i shoqëruar edhe nga Tahir Hani – zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u realizua takim në selinë e EURAC – qendra hulumtuese në Vjenë, e ndodhur në kompleksin Vienna International Centre.
Takimi i punës ishte me Eleonora Musko nga selia e EURAC-ut në Vjenë, Sonja Gebert dhe Iskra Stojanova nga United Nations Environment Programme (UNEP), të cilat bashkëpunojnë me EURAC-un në projekte të përbashkëta. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për punën e deritanishme dhe aktivitetet për projekte të AZGJ-së dhe EURAC-ut, e gjithashtu u diskutuan mundësitë dhe fushat për bashkëpunim të mundshëm ndërinstitucional.
Gjatë vizitës në Vjenë, drejtori Sela realizoi takime edhe me përfaqësues të OSBE-së në zyrat e Hofburg Conference Centre, ku u takua me Mariana Roibu – oficere për përkrahje të politikave nga Reparti i Evropës Juglindore, si dhe me Peter Mosop – këshilltar i veçantë, me të cilët u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm ndërmjet AZGJ-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, e njëkohësisht u theksuan edhe përpjekjet për vazhdimin e intensifikimit të dialogut reciprok.

Marketing
Marketing