Drejtori Sela takoi guvernatoren e Bankës Popullore

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi një takim me kreun e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipin e saj për t’u njohur nga afër për atë se sa ky institucion është i gatshëm dhe i përgatitur për të zbatuar obligimet që dalin nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Marketing

Drejtori Sela dhe guvernatorja Angellovska-Bezhoska shkëmbyen mendime për realizimin e obligimeve që burojnë nga dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Në anën tjetër, drejtori Sela tha se AZGJ-ja me kapacitetet e veta mbetet e hapur për bashkëpunim, duke ofruar përkrahje në pjesën e informacioneve këshillëdhënëse për zbatimin e këtij ligji, ashtu si edhe ndihmë në sigurimin e përkthimit dhe lekturës së formularëve dhe dokumenteve që burojnë nga puna e Bankës Popullore.

Këto takime janë në kuadër të tubimit të informacioneve për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur.