NP “Higjiena komunale”- Shkup me muaj përballet me problemin e hedhjes se parregullt të mbetjeve në rrugën Maksut Sadik në vendbanimin Tophanë, në komunën e Çairit, ku në vazhdimësi formohen deponi të egra, sidomos në pjesën te fusha e lojës.
Me qëllim që të ndërpritet kjo dukuri, NP “Higjiena komunale”-Shkup, në koordinim me njësinë Urbane të këtij vendbanimi, sot shpërndau njëqind shporta shtesë për grumbullimin e mbetjeve nga amvisëritë individuale. Drejtori Abdusamed Shabani realizoi takim me qytetarët, të cilët i njoftoi për dinamikën e mbledhjes së mbetjes nga ana e Ndërmarrjes, si dhe për dëmin nga formimi i deponive të egra.
“Pavarësisht intervenime të përditshme nga ana e ekipeve tona, ky vend paraqet pikë të zezë ku vazhdimisht formohen deponi të egra të cilat e ndotin rrethin dhe paraqesin kanosje për shëndetin e qytetarëve. Do të doja të theksoj se nuk është edhe nën kompetencën e NP “Higjiena komunale”-Shkup t’i parandalojë apo ndëshkojë shkelësit e Ligjit për pastërti publike, andaj në këtë rast u bëj thirrje institucioneve kompetente- shërbimeve të inspektimit pranë Qytetit të Shkupit dhe komunës Çair të veprojnë në terren, me qëllim që të ndalet ndotja e rrethit ku jetojmë.” – tha drejtori i NP “Higjiena komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.