Drejtori sportiv i Leverkusen: Bundesliga rifillon në maj

beim Europa League Spiel zwischen Bayer 04 Leverkusen und FC Zürich am 08.11.2018, Foto: Joerg Schueler

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, ka dhënë shenja pozitive për tifozët e Liverpoolit.

Marketing

Simon Rolfes, drejtor i Leverkusen, ka shprehur besimin se Bundesliga do të rikthehet me ndeshjet e saj, në muajin maj.

Ai ka shtuar gjithashtu se edhe qeveria mbështet planin e Bundesliga për rifillim dhe beson se skuadra e tij do të jetë në fusha të blerta më herët sesa një muaj kohë.

“Gjëja më e rëndësishme ishte që të kishim mbështetje nga politika për konceptin tonë për lojërat pa tifozë”, ka thënë Rolfes, transmeton lajmi.net.

“Ata mendojnë se ne mund ta bëjmë këtë”, shtoi drejtori sportiv i Leverkusen.

“Gjatë javës tjetër do të shohim se çfarë vendimi do të ketë. Nuk e di saktë kur, por shpresoj të luajmë në maj, në mes të majit, ose në fund të majit, nuk e dimë”, ishin fjalët e Rolfes.

Bundesliga vazhdon të jetë e suspenduar qysh nga 16 marsi. Disa skuadra po stërviten, kurse te disa kanë rezultuar raste pozitive edhe së fundmi, siç ishte shembulli i Koln.