Drejtori Vullnet Selimi demanton LD-në: Poliklinika e Sarajit është super moderne, dëshmitarë janë qytetarët

Vullnet Selimi, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup ka dalë me demant ndaj partisë opozitare, Lëvizja Demokratike e cila gjatë ditës publikoi fotografi ku pretendonte se Poliklinika e Sarajit, e promovuar sot, është demoluar ende pa u lëshuar në përdorim.

Marketing

Selimi thotë se fotografitë nuk janë të vërteta dhe se Poliklinika e Sarajit është super moderne, gjë që siç thotë, dëshmitarë janë qytetarët e shumtë që e vizituan sot objektin e lëshuar në përdorim gjatë ditës së sotme.

DEMANT

Demantojmë në mënyrë kategorike fotografitë dhe pohimet e partisë Lëvizja Demokratike që kanë për qëllim njollosjen e një projekti të shumëpritur nga banorët e Sarajit. Hapësirat dhe kushtet e Poliklinikës Saraj janë super moderne, ndërsa dëshmitarë të kësaj ishin vet qytetarët që ishin në numër por dhe mediat të cilat kanë xhiruar të gjitha repartet dhe hapsirat brenda Poliklinikës. I vlerësojmë të ulta tentimet për njollosje të projekteve në dobi të qytetarëve edhe atë përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave. E rëndësishme është se mbi 45 mijë banorë të Sarajit tani do të kenë shërbime shëndetësore në komunën e tyre dhe ky është lajm më i mbarë për këtë fillimvit.