Drejtori Ylber Sela vizitoi Qendrën Nacionale të Konservimit

“Sot, drejtori i AZGJ-së Ylber Sela takoi drejtorin e Qendrës Nacionale të Konservimit, Memet Selmanin për të parë nga afër se deri ku ka arritur kjo qendër me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Marketing

Gjatë këtij takimi, drejtori Selmani foli për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo qendër, në radhë të parë me detyrat e saj, siç është rikonstruimi i objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare. Sa i përket zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Selmani theksoi se deri tani është bërë mjaft, por shtoi se nevojitet edhe shumë punë deri në zbatimin e plotë të tij. Me këtë rast, drejtori Sela i ofroi ndihmë dhe përkrahje institucionale homologut të tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga zbatimi i ligjit.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.