Drejtoria Doganore:Parandalohet kontrabandimi i dy tonëve mish

Doganierët kanë parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të ngrirë të derrit, i cili jo vetëm që nuk ka qenë i deklaruar, por nuk ka pasur as certifikatë veterinare. Nga Drejtoria Doganore informojnë se, pasi doganierët kanë kryer kontroll të detajuar edhe është konstatuar se transportuesi, i cili është edhe pronar i mjetit transportues, nuk e ka deklaruar mishin me deklaratë doganore dhe nuk ka pasur certifikatë veterinare për të.
“Të shtunën në zyrën doganore Bogorodicë në hyrje të vendit është regjistruar një automjet mallrash me targa greke, për të cilin me dokument doganor janë regjistruar 28 pako me ujë, byrekë, sallata dhe speca. Për shkak të kryerjes së kontrollit të detajuar, automjeti është transferuar në një magazinë doganore publike, ku pas fillimit të kontrollit, transportuesi ka deklaruar se ka edhe mallra të tjera të padeklaruara, mishi i ngrirë i derrit, vlera e të cilit sipas dokumenteve të bashkangjitura është 11 mijë euro.”, informojnë me shkrim nga Drejtoria e Doganave.
Rastin më pas për hetim e kanë marrë inspektorët e Departamentit të Hetimeve dhe Kontrollit, të cilët kanë dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore Penale – Gjevgjeli, ku sipas nenit 278 nga Kodi Penal është shqiptuar aktgjykimi për veprën penale “Kontrabandë”.
“Drejtoria Doganore, sipas prioriteteve të saj, në vazhdimësi zbaton veprime për suprimimin e të gjitha formave të kriminalitetit, duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.”, thonë nga Drejtoria e Doganave
Marketing