Konsultimet e rregullta me komunitetin e biznesit janë kyçe për shkëmbimin e mendimeve të ndërsjella, me qëllim të aktiviteteve të suksesshme që i realizon Drejtoria e Doganave dhe arritjes së rezultateve më të mira, theksoi drejtori Nikollovski në takimin e sotëm me anëtarët e Trupit këshillëdhënës.
Pas riaktivizimit të Trupit Këshillëdhënës, në të cilin përveç Drejtorisë së Doganave përfshihen edhe Odat Ekonomike, asociacionet dhe shoqatat, sot u mbajt mbledhja e dytë, në të cilën të pranishmit miratuan Rregulloren e re të Punës, e cila ka për qëllim avancimin e koordinimit të ndërsjellë dhe qasjes sistematike ndaj çështjeve me interes të përbashkët lidhur me procedurat doganore.
Përfaqësuesve të komunitetit të biznesit iu prezantuan edhe aktivitetet kryesore të Strategjisë së miratuar për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave dhe Planit të Veprimit për 2025 – 2027, përmes projekteve të shumta në kuadër të prioriteteve strategjike, të cilat mbështesin proceset reformuese që synojnë lehtësimin e tregtisë dhe menaxhimin e pikave kufitare.
Gjatë takimit, anëtarët e Trupit Këshilldhënës përshëndetën gjithashtu implementimin me sukses dhe vënien në punë të Sistemit të ri të transitit NCTS Faza 5, i cili është funksional plotësisht në përputhje me kërkesat e reja ligjore të Konventës për Procedurën e Përbashkët të Tranzitit.
Në fund të takimit, drejtori Nikollovski përshëndeti diskutimin e suksesshëm dhe konstruktiv, në të cilin të gjithë anëtarët e Trupit Këshillëdhënës konstatuan se bashkëpunimi në nivel operativ do të vazhdojë për të gjitha çështjet e hapura nga operatorët ekonomikë që kanë të bëjnë me punën doganore.