Ballina Lajme Botë Drejtuesi i Pfizer: Vaksinimi mund të bëhet i përvitshëm

Drejtuesi i Pfizer: Vaksinimi mund të bëhet i përvitshëm

Drejtuesi i Pfizer, Albert Bourla ka thënë se vaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet i përvitshëm. Këtë gjë ai e pohoi gjatë një interviste për BBC.

Marketing

“Mund të ketë të ngjarë se njerëzit do të kenë nevojë të vaksinim të përvitshëm kundër Covid-19, edhe për shumë vite më pas”,- ka thënë kreu i Pfizer për BBC.

Dr Albert Bourla tha se ai mendonte se kjo do të ishte e nevojshme për të mbajtur një “nivel shumë të lartë mbrojtjeje”.

Ai gjithashtu tha se vaksinat Pfizer u modifikuan për të krijuar mbrojtje sa më të mirë për variantet e reja që ka pësuar Covid-19, si për atë Beta dhe Delta.

Bourla pohoi se ekspertët po përpiqen ta përshtatin vaksinën për të krijuar mbrojtje edhe ndaj Omicron-it, që po ngjall frikë në të gjithë globin dhe që besohet se është varianti më ngjitës që ka qarkulluar ndonjëherë.

Marketing
Exit mobile version