Ballina Aktuale Ekspertiza për fatkeqësinë në Bullgari: Bankinat të vendosura në mënyrë joadekuate

Ekspertiza për fatkeqësinë në Bullgari: Bankinat të vendosura në mënyrë joadekuate

Në mënyrë jo të duhur janë vendosur bankinat në autostradën “Struma” në vendin ku ndodhi fatkeqësia e autobusit, kanë konstatuar ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari, gjatë ekspertizës së pavarur për kontrollin e kushteve në rrugë. Në raport mes tjerash thuhet:

Marketing

“Inspektimi ka konstatuar se sistemet mbrojtëse në rrugë, si rrethoja mbrojtëse, nuk janë vendosur sipas kërkesave. Sigurisht edhe më parë ka pasur fatkeqësi në zonën e njëjtë, lidhja rrethore e mbrojtjes është e montuar në mënyrë joadekuate, e lidhur me dy vida e jo me katër. Kjo është arsyeja se pse rrethoja mbrojtëse është thyer edhe përkundër shpejtësisë së vogël me të cilën ka goditur autobusi. Është vërtetuar se mungojnë shenja të komunikacionit, por ka dhe të dëmtuara.”

Instituti këto analiza i ka dërguar përmes letrës së hapur deri tek Prokuroria Publike bullgare dhe deri tek Ministria për Zhvillim Rajonal.

Sipas informatave të institutit, dy muaj para fatkeqësisë është vërtetuar se në vend mungon shenjë e komunikacionit dhe kërkojnë nga organet hetuese që atë informacion ta kontrollojnë.

Ndërkohë që hetimi zyrtar nga prokurorët akoma nuk është gati.

Marketing
Exit mobile version