‘Drenica 1’ kthehet në rigjykim

Rasti ‘Drenica 1’, për të cilin është dënuar ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, do të kthehet në rigjykim.
Për kthim në rigjykim ka vendosur Gjykata Supreme e Kosovës, duke ia kthyer komplet lëndën për një tjetër proces Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Marketing

Këtë gjë e ka konfirmuar avokati i Selimit, Tomë Gashi, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pret që së shpejti drejtësia të triumfojë dhe klienti i tij të lirohet.

“Me ne fund padrejtesia e qëllimshme ndaj Komandantit te shtabit të Pergjithshem te UÇK-se SYLEJMAN SELIMI do te perfundoj , dhe se shpejti aj duhet te lirohet i pafajshem. Diten e fundit te punes se misionit te deshtuar te Eulexit ne Kosove ne ekipi i avokateve mbrojtes kemi Pranuar aktgjykimin me te cilin eshte aprovuar ankesa jone dhe rasti “ Drenica 1” eshte kthyer ne Rigjykim ngase janë vertetuar padrejtesit ndaj tije dhe te gjith ushtareve te UCK te denuar padrejtesisht ne ket rast”.

Sylejman Selimi, që dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet Drenica 1 dhe 2 mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Marketing