Drenusha akuzon produksionin: Nëse keni diçka personale ….

Në shtëpinë e BBVK-së, kanë ndodhur debate të ashpra mes banorëve.

Marketing

Kjo pasi Xheneta, ka përdorur tenxheret për t’i zgjuar banorët nga gjumi. Kjo nuk u prit mirë nga banorët, e sidomos nga Xuxi i cili ka treguar se është i ndjeshëm sa i përket gjumit.

Ndërkaq, u përfshi edhe Drenusha, për të cilën banorët thanë se ka përdorur një fëmijë (Xhenetën), kundër Xuxit.

Ndërsa, Drenusha kishte deklaruar se i ka thënë që të mos e bëj këtë veprim me tenxhere.

Kjo nuk është shfaqur në klip, prandaj Xuxi e akuzoi atë si gënjeshtare.

Ndërsa, Drenusha akuzoi produksionin se po nxisin situata.

“Pse po nxitni këso situata, nëse keni diçka personale me mu. Pse nuk e keni vendos në kip pjesën kur e them”, tha ajo.

Marketing