“Dridhet” Shkupi, raporti i Brukselit do të jetë negativ për Maqedoninë

Të vogla, gati baraz me zero, janë gjasat që Maqedonia të marrë sivjet Raport pozitiv nga Brukseli, me rekomandim të qartë për fillim të negociatave për anëtarësim, kanë njoftuar disa mediume në Tiranë. Sipas tyre, vendet anëtare tani janë duke kërkuar formulim që mungesa e datës për fillimin e negociatave të mos tronditë skenën politike në vend.

Marketing

Këto mediume bëjnë edhe analizat e mundshme se si mund të rrjedhin zhvillimet në Maqedoni, pas raportin negativ të Komisionit Evropian. Ndërkohë është hapur debat nëse faji për raportin negativ i takon Shkupit zyrtar, ose jo.

Analisti Naser Selmani ka vlerësuar se faji qëndron edhe te një pjesë e vendeve të BE-së, të cilat sipas tij nuk janë të interesuara që Ballkani Perëndimor të integrohet në familjen e madhe evropiane.

Marketing