Në seancën e sotme të Bordit të Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë janë marrë disa vendime kyçe.
Ndër të tjera u emërua Sekretari i ri i Përgjithshëm. Në të ardhmen këtë post do ta mbajë Leonid Jandreoski.
Ish-futbollisti është emëruar operativi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” për një mandat katërvjeçar.
28-vjeçari Leonid Jandreoski është ekonomist i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në UKM.
Ka përfunduar studimet e magjistraturës në Fakultetin Ekonomik në Lubjanë, në drejtimin e menaxhimit sportiv.
Pjesëmarrje aktive në organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit U-21 në Lubjanë, Slloveni 2021. Ai gjithashtu fitoi një certifikatë në menaxhimin e avancuar të sportit, një program edukativ i organizuar nga IOC.
Nga posti i sekretarit u shkarkua Drilon Ganiu.