Drita ka arritur ta prek fazën e play-offit të Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.
Skuadra gjilanase arriti ta kalojë pengesën e radhës në raundin e tretë kualififikues.
“Intelektualët” triumfuan 3:1 pas vazhdimeve ndaj Audas, teksa kishin pësuar 1:0 në ndeshjen e parë në Letoni.
Pas 180 minutave lojë nuk pati fitues, teksa rezultati i përgjithshëm ishte 1:1.
Pasi pësuan 1:0 në Letoni, Drita arriti që t’i mbyllë 90 minutat me rezultatin e njëjtë.
Dueli i zhvilluar në “Fadil Vokrri” pas 90 minutave u mbyll me shifrat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të kur Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia.
Me të filluar vazhdimet Auda arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Tallas në minutën e 91-të.
Në minutën e 102-të, Rron Broja shënoi pas një super aksioni.
E 13 minuta më vonë, Albert Dabiqaj me gol të bukur me kokë arriti që të shënonte golin e kualifikimit tutje.
Duhet cekur se tifozeria “Intelektualët” dhuruan spektakël sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ishin lojtari i 12-të i gjilanasve.